Deputetët pa maska në seancë, distancojnë gazetarët nga Parlamenti, u kalojnë me makina te këmbët

23 Prill 2020, 13:46

TIRANË- Deputetët duhet të jenë shembull të respektimit të rregullave, në një botë ideale, por kjo nuk ndodh në Shqipëri.

Në seancë e sotme parlamentare e zhvilluar në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ajo që u vu re është se një pjesë e deputetëve në sallë nuk i kanë respektuar masat e marra, disa flisnin pa maskë, disa të tjerë nuk e mbanin fare, të tjerë pa doreza apo nuk respektonin distancimin sociale, gjë e cila bëri që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, por edhe kreu i grupit socialist Taulant Bala u ka tërhequr vëmendje.Megjithatë, teksa nga njëra anë nuk i respektojnë hapur masat, kanë përdorur si "justifikim" distancimin social për të shmangur gazetarët, edhe pse këta të fundit të pajisur me maska dhe doreza. Deputetët kanë përdorur këtë justifikim për të mos iu përgjigjur pyetjeve që mund të kenë gazetarët, si përcjellës të zërit të qytetarëve.