Kur vjen puna tek 'hallet e popullit' deputetëve u 'kyçet' goja /REAGIMET

28 Tetor 2019, 16:37 | Përditesimi i fundit: 2019-10-28 18:16:20

TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë ka ndryshuar rregulloren, duke i caktuar detyra deputetëve, se 1 javë në muaj, duhet të bëjnë takime në terren me elektoratin e tyre. Mbi këto takime dhe problematika që kanë dëgjuar nga vetë qytetarët në zonat ku ata janë zgjedhur, deputetët duhet të raportojnë në Kuvend. Për këtë qëllim ishte edhe seanca e sotme. Por nga disa reagime të deputetëve që Report Tv ka marrë, duket se fjalët janë të pakta kur në fokus janë hallet e qytetarëve.

Sa shqetësime sollën ligjvënësit në Kuvend dhe sa i kishin dëgjuar problemet e zgjedhësve të tyre? Të vetmit deputetë që folën në seancë për "hallet e popullit", ishin deputetët Eljo Hysko dhe Ilir Beqja. 

 

Report Tv ka marrë pyetur jashtë Kuvendit disa deputetë nëse i kanë realizuar takimet, por përgjigjet që marrim, janë tepër sipërfaqësore.

Ervis Meço: Kam zhvilluar takime me zgjedhësit, është kthyer në një traditë. Problemet e tyre janë periodike

Edlira Bode: Kam takuar shumë zgjedhës, kryesisht kishim festë, se kishim çlirimin e Devollit

Edlira Hyseni: Unë vij nga Durrësi, dhe ka disa problematika, shpesh të përbashkëta me qytetet e tjera.

Bujar Çela: Problemet e Lushnjarëve, janë ato të që kanë gjithë shqiptarëve. Janë problemet e pronave, problemet e rrugëve, problemet që nuk gjejnë asnjëherë zgjidhje 

Ulsi Manja: Si deputet i njësisë 11, e kam zhvilluar nga e hëna deri mbrëmë komplet javën e gjelbër