“Deputetët rrugaç të mos paguhen”,telefonuesi kundër protestave:”Mos kërkoni qiqra në hell”

2 Maj 2020, 10:07

Një telefonues sot në programin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ishte kundër zhvillimit të protestave të çfarëdoshme në kohë pandemie. Ai ishte i ashpër me ish-deputetët demokratë që sipas tij organizojnë këto protesta dhe kërkoi që së pari të kalohet kjo situatë duke i thënë gazetarit Andi Kapxhiu :”Jemi në situatë lufte që nuk ka luksozitete. Ish-deputetët rrugaç nuk duhet të marrin rrogën se organizojnë protesta . Të mos kërkojmë qiqra në hell, të kalojmë njëherë këtë periudhë” e mbyll ai komunikimin.