“Deputetët tek ne janë kukulla! Janë bërë si pazari Milotit!”, qytetari kundër politikanëve

24 Janar 2021, 11:19

Duke folur për temën e ditës mbi zgjedhjen e deputetëve nëse duhet të jenë nga zona një nga telefonuesit nga Kurbini në emsionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” lëshoi akuza të forta ndaj deputetëve që sipas tij janë thjesht kukulla dhe mendojnë vetëm për veten e tyre. Ka një numër të lartë parlamentarësh në Kuvend e nuk ka pse të jenë 140 deputetë, por 60-70 ka thënë ai duke nënvizuar se nuk e njeh se cili është deputeti që e përfaqëson në Parlament.