Deputeti Baçi ankohet: Na keni lënë vetëm 22 minuta kohë në jashtë grupeve! Unë s’flas dot

6 Qershor 2022, 17:54

Deputeti i ‘Rithemelimit’, Luan Baçi, në fjalën e tij në seancën e sotme plenare është ankuar për kohën që janë përcaktuar për seancat e lira, ku deputetët flasin për shqetësimet e zgjedhësve.

“Të gjejmë kohë edhe për ne që janë jashtë grupeve parlamentare. Keni vënë vetëm 22 minuta për deputetët jashtë grupeve parlamentare. Duhet të kishte kohë të bollshme për ccdo deputet që të shpaloste problematikat e zgjedhësve. Unë për shembull nuk flas dot sot. 22 minuta është kohë e pamjaftueshme”, tha Baçi.

Ndërsa drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, iu përgjigj se një ndryshim i tillë do të donte ndryshimin e rregullores.

“Ju e thatë edhe vetë që koha është përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Nëse do të ndryshonte në të ardhmen duhet ta diskutojmë së bashku”, tha Felaj.