Deputeti Dash Sula shkon me produktet e shportës në Kuvend

16 Qershor 2022, 10:30

Deputeti demokrat, Dash Sula ka mbërritur në kuvend me një shportë me vete, në të cilën janë produktet bazë. Ai tha se këtë e ka bërë në shenjë sensibilizimi me ata qytetarë që nuk kanë mundësi që të paguajnë produktet e shportës, teksa i bëri thirrje qeverisë të indeksohen produktet e shportës.