Deputeti demokrat kërkesë Ruçit: Nesër të gjithë të bëjnë tamponin

29 Korrik 2020, 10:52

Nisur nga infektimi i tre deputetëve, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u kërkoi deputetëve që të jenë të kujdesshëm dhe të flasin nga vendi. "Të lutem fol nga vendi Halit". Por deputeti demokrat Halit Valteri i kërkoi kryetarit të Kuvendit, që pas seancës së fundit, pra nesër, të gjithë deputetët të bëjnë tamponin. "Shërim sa më të shpejtë kolegëve, pas seancës së fundit kërkoj që të gjithë deputetë ti nënshtrohen tamponit" kërkoi ai.

  •