Deputeti donzhuan flet në Kuvend për të drejtat e 'fëmrave': I mbaja me whiskey

6 Mars 2020, 16:45

Deputeti Kostaq Papa, 57 vjeç, i ardhur nga listat e PD pas djegies së mandateve, ka mbajtur një fjalë në foltoren e Kuvendit për të mbrojtur të drejtat e grave, por mënyra se si ai flet dhe u drejtohet atyre është ofenduese, jo etike dhe e papërshtatshme jo vetëm për rolin si figurë publike por dhe një bashkëshort, baba apo djalë i një nëne.

Video e tij ka bërë xhiro në rrjet, ndërsa u drejtohet dhunës dhe vrasjes së grave me termin 'gjëra' , a thua po flasim për objekte të dëmtuara dhe jo një qenie njerëzore. Ai vijon me denigrimin e figurës së gruas, kur shprehet se 'kur ai ishte i ri dhe me kaçurrela ka qenë një donzhuan të vërtetë dhe u ofronte fëmrave whiskey dhe jo ujë'Ndoshta deputeti  duhet të krijojë një respekt personal për vajzat dhe gratë në mënyrë që dhe solidaritetin ndaj tyre ta bëjë në një mënyrë sa më të denjë dhe jo vetëm se i duhet të thotë diçka në foltoren e Kuvendit.