Deputeti i PS, Qefalia: Balili u mërzit dhe u detyrua të dorëzohej, policia ka negociuar dhe më parë

16 Janar 2019, 21:45

Deputeti socialist Xhemal Qefalia zbulon në "Repolitix" se Policia e Shtetit ka tentuar vazhdimisht të negociojë me personin që deri një ditë më parë konsiderohej si më i kërkuari në Shqipëri, Klement Balili. "Ka pasur negociata nga Policia e Shtetit për dorëzimin e Klement Balilit. Ai u mërzit nga gjithë kjo kohë në kërkim. Nuk mund të themi se nuk është superaksion i policisë. Kontrollet e herëpashershme të policisë bënë që ai të dorëzohej", u shpreh Qefalia.