Deputeti i ri Karamelo: Po organizojmë opozitën e re, do presim edhe deputetët e tjerë

13 Mars 2019, 14:01

Deputeti i opozitës së re nga Partia Demokratike, i cili zëvëndësoi Klevis Balliun në qarkun Korçë, u shpreh sot se opozita e re po organizohet  për të vepruar si një grup i përbashkët të cilit do t'i bashkohen edhe deputetë të tjerë

"Ne hodhëm hapin e parë. Organizim do të thotë se duhet të funksionojmë si një opozitë e përbashkët, e vendosur, që të mbajmë një qëndrim bashkëpunues me maxhorancën por edhe kundërshtues, demaskues ndaj problemeve të korrupsionit dhe mbi të gjitha një opozitë që respekton parimet themelore demokratike, kushtetutën. Do të presim edhe deputetë të tjerë dhe do kemi një opozitë shumë aktive në parlament", u shpreh Karamelo.