Deputeti Maliqi në 'Repolitix' Masat merren nga bunkeri i Ramës, sot parlamenti ishte një shou

16 Prill 2020, 21:04

TIRANË- Në mbështetje me vlerë monetare të pensionistëve mesazhi i deputetit Lefter Maliqi i njëjtë si në seancën plenare te ditës së sotme, u përcoll edhe nga studio e emisionit Repolitix në Report Tv. Gjatë një lidhje skype Maliqi tha se zëri i mjekëve është ai që peshon më shumë në këtë kohë të vështirë. Ai u shpreh kundër masave të rrepta që ka marrë qeveria për të parandaluar këtë virus.

’’Nuk është parë as në vendet më komuniste që deputetit t’i jepet një minut fjalim, ne ishim 13 deputetë dhe na lejuan deri në dy minuta për të dhënë një mesazh. Mesazhin tim e nisa nga të dy këto fatkeqësitë që na kanë ndodhur, që nga tërmeti i 26 nëntorit dhe nga pandemia globale. Unë e kisha drejtpërdrejtë me qeverinë, me masat e marra dhe me shoun mediatik në parlament apo dhe jashtë tij, duke parë shoun me garuzhde  apo me përparëse, deputetë apo ministra pas fatkeqësisë së tërmetit dhe tani po ashtu deputetë e ministra me qese ushqimesh. Unë jam për mbështetje të drejtpërdrejtë me vlerë monetare të pensionistëve dhe atyre që kanë nevojë dhe kundra masave shtrënguese të qeverisë.