Deputetja e PS Blerina Gjylameti në Pa Protokoll: Nuk ka kohë që të ndryshohohet sistemi

22 Maj 2020, 23:13

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti u shpreh në emisionin 'Pa Protokoll' se sistemi zgjedhor nuk mund të ndryshohet në kohën e mbetur para zgjedhjeve vitin tjetër. "Çështja e sistemit nuk zgjidhet me disa ditë, duhet kohë e mjaftueshme për të gjetur një sistem që gjen konsensusin e të gjithëve dhe nuk anatemohet. Anatemimi i zgjedhjeve nuk ka të bëjë me sistemin por menaxhimin e procesit zgjedhor. Nuk jemi kundër ndryshimit të sistemit, por kohën e duhur" tha ajo.