Deputetja kanadeze uron shqip për Ditën e Pavarësisë

29 Nëntor 2018, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2018-11-29 13:34:38

Deputetja Julie Dabrusin ka mbajtur ditën e mërkurë si rrallë herë një fjalim në gjuhën shqipe, gjatë seancës plenare në parlamentin kanadez, për nder të 28 nëntorit.

Fillimisht, Dabrusin është ndalur shkurt në historinë e kësaj dite për shqiptarët. “Pas 5 shekujsh, nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912”, u shpreh ajo, duke shtuar se në 28 nëntor “shqiptarët ngritën flamurin në Vlorë, ditë e cila prej atëherë njihet si ‘Dita e Flamurit’ ”.

Në përfundim të fjalës së saj, Dabrusin ka uruar shqiptarët për 106 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.