Derbi i Kryeqytetit, Baku dhe Kona në studion e Report Tv: Po të mos ndërhynte policia do bëhej kasaphanë

30 Shtator 2019, 16:19 | Përditesimi i fundit: 2019-09-30 18:20:50

Të ftuar në studion e Report Tv, gazetarët sportivë, Ervin Baku dhe Tami Kona kanë komentuar derbin e 'zjarrtë' të kryeqytetit Tirana-Partizani që u nda me rezultat në favor të Demave të Kuq, 1-2.

"25 minutat e parë Tirana ishte superiore. Presioni ishte i madh pasi ka 5 vite që nuk fiton me Partizanin. Partizani është aty dhe ka bërë një merkato solide" ka thënë ndër të tjera Baku.

Ndërsa për sa i përket opininit të gzetarit Tami Kona është shprehur se për humbjen e Tiranës peshën kryesore e ka mbrojtja.

"Peshën kryesore e ka mbrojtja. Flasim për një Tiranë që edhe mesfusha kishte problemet e veta. Torasa dhe Hasani duhet të bënin diferencën. Sulmi nuk ndikoi. Tirana ka një lojtar shumë të ri duke qenë se është djali i presidentit... Ka shumë presion. Nëse do humbiste Partizani do kishim gjera të tjera, pasi ishte deklaruar se do ikte trajneri" ka thënë ndër të tjera Kona.

Për sa i përket dhunës në stadium pak para ndeshjes ka thënë se ndërhyrja e policisë ka qenë e nevijshme

"Nëse nuk do të ndërhynte policia do të bëhej kasaphanë. Kishte jë tel elektrik që në tribunën e Partizanit të shpërthenin kapsolla. Është bërë kontrolli edhe nga policia" ka thënë Baku ndër të tjera.