Derbi Partizani-Tirana për herë të parë në stadiumin e ri, numër rekord tifozësh, 20 mijë bileta të shitura

13 Dhjetor 2019, 18:36 | Përditesimi i fundit: 2019-12-13 18:39:34

Në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme do të zhvillohet derbi Partizani-Tirana në stadiumin e ri kombëtar që u inaugurua me ndeshjen Shqipëri-Francë në nëntor, ndërsa kjo do të jetë sfida e parë për kampionatin. Për këtë ndeshje do të ketë një numër rekord tifozësh, ashtu sikur ndodh vetëm në sfida të tilla kur luhet derbi, që është vitrina e futbollit shqiptar.

Rreth 20 mijë bileta janë shitur për këtë ndeshje. Klubi Partizani ka vendosur që të dhurojë 50% të të ardhurave nga biletat e derbit me Tiranën për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.