Deri në 8 orë pa drita, energjia elektrike kthehet në makth për pushuesit në Lezhë

9 Korrik 2019, 17:29

Në pikun e sezonit turistik, zona turistike e Tales në Lezhë po përballet me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike. Mungese energjia ka pothuajse çdo ditë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 17:00  të pasdites. Shqetësimi është ngritur nga Administratori i Shënkollit, Albert Rrusti, gjatë takimit të organizuar nga prefekti me aktoret lokal për mbarëvajtjen e sezonit turistik. 

"Në kulmin e plazhit ndalohen dritat nga ora 8 në 5 dhe të gjithë ato biznese të vogla që nuk kanë mundësi me ble gjenerator u janë prishur ushqimet. Nuk e dimë se deri kur do të vazhdoje kjo situatë."deklaron administratori i Shënkollit Albert Rrusti.

Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku i ka kërkuar që të marra masa të menjëhershme për ti dhënë zgjidhje këtij problemi mjaft serioz për këtë zonë turistike e cila po penalizon mjaft biznese.

"Nëse nuk zgjidhet ky ngërç unë Brenda ditës do të lajmëroj Kryeministrin për këtë situatë. Ju s’po i dilni zot detyrimit që keni për të furnizuar konsumatorin me energji elektrike." tha perfekti i Lezhës Gjokë Jaku.

Sipas Njësisë së OSHEE në Lezhë ndërprerjet e Energjisë elektrike në zonën turistike të Talës kanë ardhur për shkak të punimeve që po kryhet në linjat e tensionit të lartë i cili nuk dihet se kur do të përfundoje.