Dervishaj sqaron akuzat: Projekti i Arenës Kombëtare u ndryshua! Do kushtojë 80 mln euro

17 Shtator 2019, 15:31

Ditët e fundit në media është folur shumë për stadiumin ‘Arena Kombëtare’, ku nuk kanë munguar akuzat për reduktimin e numrit të spektatorëve, por edhe të detaje të tribunës VIP, e cila thuhej se ishte e rezervuar për politikanë dhe zyrtarë të federatës. Sot për ‘Report TV’ këto çështje i sqaroi Arben Dervishaj, shefi i infrastrukturës dhe njëkohësisht anëtar i Komitetit Ezkekutiv në FSHF.

Tribuna VIP e stadiumit ‘Arena Kombëtare’, është vetëm për personazhet e njohur, politikanët dhe njerzit e federatës?

Tribuna VIP është me një kapacitet minimum 1200 vende dhe do të jetë e shitur për të gjithë. Është tjetër shifra që do të ketë bileta, pasi jo të gjithë mund ta përballojnë, por nuk është se federate ka një politikë ta ndajë për FSHF-në. Çdo njeri ka të drejtën të kërkojë biletën në atë tribunë. Çmimi kuptohet se nuk do të jetë njësoj si në të gjithë tribunat e tjera pasi bileta e tribunës VIP është më e shtrenjtë, ashtu si në të gjithë botën.

Tribuna VIP ka shërbimet e kateringut, parkingun e garantuar dhe shumë gjëra të tjera. Pra ka benefite të cilat nuk i kanë tribunat e tjera, por nuk është i rezervuar vetëm për pushtetarët, nuk është i rezervuae vetëm për federatën. Sa për dijeni punonjësit e federatës i kanë të kufizuara numrin e biletave që mund të marrin. Tribuna VIP do të jetë edhe për sponsorat, sepse sponsorat kanë bileta falas të cilat ne do ua japim. Janë edhe biletat për ekipet mike që do të vijnë të luajnë.

Në fillim është thënë se stadium do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh, ndërsa tani mësohet se do t’i mungojnë 223 vende, pse ky reduktim?

“Projekti ka qenë projekt në letër. Kur janë në letër, letrat janë teorike. Kur vihen në zbatim ka gjithmonë shmangie, diferenca, ka problematika. Ne kemi patur bazën 22 mijë por jo 22 mijë fiks.