Dëshmia e pacientit brenda COVID 2: Të kontrollohen ushqimet që futen në spital nga familjarët

6 Mars 2021, 16:17

Një pacient i shtruar në spitalin COVID2, në një prononcim për mediat thotë se ushqimi që serviret brenda në spital është i shkëlqyer dhe se përpilohet në përputhje me sëmundjen që pacienti kalon.

Ai shprehet se duhet të shikohen ushqimet që futet nga jashtë, pasi sipas tij i bën më dëm sëmundjes dhe jo mirë.

'Si pacient sugjeroj që të shikohet problemi i ushqimit që futet jashtë nga familjarët. Ushqimi që është në spital është një ushqim i shkëlqyer, ushqim dietik, ushqim i përpiluar nga doktorët dhe në përputhje me sëmundjen që ne kalojmë. Rëndesa më ushqim familjarësh nga jashtë, në mendimin tim i bën dëm sëmundjes dhe jo mirë!'- thotë pacienti.