Dëshmitarët e Johovait: Familja Josifi nuk është pjesë e organizatës tonë! Jeta gjëja më e shtrenjtë

3 Korrik 2020, 13:14

Dëshmitarët e Johovait në Tiranë thonë se familjar Josifi nuk ishte pejsë e kësaj organizate. Në një reagim për mediat, zëdhënësi për media i kësaj organizate Arben Lubonja thotë se gruaja dhe dy vajzat nuk janë shoqëruar asnjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

"Jemi shumë të tronditur nga lajmi i bërë publik dje në media shqiptare për humbjen e jetës në familjen Josifi. Lajmi na hidhëron dhe u shprehim ngushëllimet tona familjarëve që kanë humbur njerëzit e tyre të afërm. Pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës sonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait. Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. vetëvrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë nuk përputhet me asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait", thuhet në deklaratë.

  •