Dëshmitarja rrëfen ndalimin e Islamit: Të kërkojë falje, ofendoi policët me fjalor që s’ma nxë goja

18 Nëntor 2020, 09:44 | Përditesimi i fundit: 2020-11-18 10:04:50

Në emisionin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një zonjë që telefonoi rrëfeu momentin e ndalimit nga policia të pak ditëve më parë të ish-deputetit Kastriot Islami se nuk mbante maskë. Telefonuesja tha se ajo së bashku me një grup shoqesh ka qënë aty dhe e ka dëgjuar të gjithë debatin dhe zbuloi: “Islami të dali të kërkoj falje pasi ka ofenduar policët me një fjalor shumë të ulët”. Ndiqeni çfarë ka ndodhur.