Dëshmoi emrat e vrasësve të Indrit Çelajt, gjykata lë në burg Lorenc Veliajn. Reagon Rama

24 Gusht 2019, 15:06

TIRANË-27 vjeçari Lorenc Veliaj, dëshmia e të cilit zbardhi edhe autorin e vrasjes së Indrit Çelaj për rrjedhjen e ujit të kondicionerit që po riparonte në vilën e Bujar Kusit, do të qendrojë në qeli për 3 vepra penale që ai kërkohej më herët. Duhet theksuar se Veliaj është lënë në burg, jo po ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, por për tre vepra penale të tjera për një ngjarje të mëhershme. Ai ishte në kërkim nga policia dhe "falë" kësaj ngjarjeje u arrit të vihej në pranga.

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për Veliajn, i cili akuzohet për kundërshtim të punonjësit të policisë, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit si dhe shkatërrim prone. Lorenc Veliaj u arrestua pas ngjarjes së ndodhur në rrugën Muhamet Gjollesha në Tiranë, ku u vra me plumb në kokë 26 -vjeçari Indrit Çelaj, por më pas, rezultoi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë ngjarje.Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen makabër, në  "Myslym Shyri", ku dy vëllezërit pronarë vranë punëtorin, Indrit Çelaj,  vetëm se pikonte kondicioneri. Në një replikë më një komentues, i cili e pyeti "nëse ka gjë për të thënë lidhur me vrasjen e 26 vjecarit", Rama tha se Policia e bëri punën e saj duke zbuluar ngjarjen dhe arrestuar autorët, të cilët i cilësoi si "kafshë".

Komentuesi: Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere? Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat” shkruan komentuesi në profilin e kryeministrit Rama, i cili në përgjigje thekson se ngjarja është përgjejgësi e Policisë së Shtetit e cila e ka zbardhur tashmë atë.

    No videos found.