Dëshpërimi i zonjës: Na bëni një gjilpërë që të vdesim, në spitale duhet thes me para

14 Janar 2021, 10:30 | Përditesimi i fundit: 2021-01-14 11:30:13

Një zonjë nga Përrenjasi telefonoi mëngjesin e sotëm në programin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ajo foli për spitalet dhe korrupsionin në sistemin shëndetësor duke qënë shumë e dëshpëruar. Zonja tha se në spitalin e Librazhdit të duhet një thes me para që të marrësh shërbimin dhe shkoi edhe më tej kur tha më mirë na bëni një gjilpërë e të vdesim se kemi shumë halle.