'Dështim me reformën territoriale', PD: Në dy vite 92 milionë euro për militantë shtesë

11 Gusht 2020, 13:08 | Përditesimi i fundit: 2020-08-11 14:09:30

Mateo Spaho në një deklaratë ditën e sotme tha se një nga dështimet më të mëdha të qeverisë Rama është reforma territoriale, e cila është keqpërdorur për punësimin e militantëve të pushtetit.  Sipas tij, qeveria në dy vite, 2017 deri në 2019 ka paguar 92 milionë euro për 8100 militantë shtesë të punësuar. Ai thekson se është rritur me 15% numri i nëpunësve të lartë dhe drejtuesve në vend.