Dështon prezantimi i makinës epike 'Tesla', thyhen xhamat e blinduar

22 Nëntor 2019, 19:54 | Përditesimi i fundit: 2019-11-22 19:55:34

Gjatë prezantimit të Teslas së re “Cybertruck”, Elon Musk pati një moment të sikletshëm ndërsa tentonte të demostronte se sa të fortë ishin xhamat e dritareve për t’u thyer.

Xhamat e makinës së blinduar u thyen, duke bërë që gjërat të mos shkonin sipas planit.

Musk filloi të bënte shaka se kishte ende vend për përmirësime.

Makina u prezantua në Hawthorne të Kalifornisë, ku dizajni i saj i veçantë u prit shumë mirë.

Makina e re e Teslës do të shitet me një çmim që fillon nga 39 mijë dollarë, për një model që ka një pavarësi ecjeje në rrugë prej 400 km, ndërsa modeli më i shtrenjtë do të kushtojë 69 mijë euro dhe do të ketë një pavarësi më të madhe.

Modeli Cybertruck mund të udhëtojnë deri me gjashtë persona të rritur.