Detaje nga vrasja ne Elbasan/ Viktima është qëlluar 5 herë me pistoletë, si u larguan 3 autorët nga vendngjarja

20 Korrik 2020, 22:03

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit Emiljano Ramazani. Sipas gazetarit Elton Qyno autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë tip pistolete,duke e lënë të vdekur në vend.

Megjithëse në makinën e djegur janë gjetur dy kallashnikovë të djegur, policia dhe prokuroria e Elbasanit thonë se viktima Ramazani është qëlluar plot 5 herë me pistoletë. Vrasja e Ramazanit është kryer poshtë shtëpisë së tij,teksa Ramazani po parkonte automjetin tip Ford Fokus.