DETAJE TË REJA/ Ndërtimet pa leje në Patok, sekuestrohet një objekt në ndërtim dhe 13 firma inertesh

30 Prill, 11:35

13 subjekte që marrin inerte në lumin Mat janë vënë në sekuestro preventive, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion dhe po hetohet ndaj inspektorëve që nuk kanë kryer kontrollin.

Në rastin e ndërtimeve ne Patok, hetimet kanë ardhur pas indiceve, pasi ishte dërguar në gjykate një i moshuar që po bënte shtesë dhe në seancën gjyqësore ka deklaruar se ndërhyrja e tij ishte mjaft e vogël krahasuar me atë qe po ndodhte në zonë.

Për këtë arsye prokuroria nisi hetimet që kanë zgjatur rreth 6 muaj dhe pas verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin leje e për pasojë një subjekt ka kaluar në sekuestro preventive dhe vijojnë hetimet. Ky objekt po ndërtohet në rrugën kryesore te Patokut dhe e bën krejt të ekspozueshëm për inspektorët që duhej të kishin ndërhyrë.