Detaje të reja nga ekzekutimi në Durrës! Vëllezërit ishin ulur para në makinë, celularët e pathyer nga plumbat

28 Prill 2020, 23:11

Nga ekzekutimi i dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhiaj, pasditen e së hënës në Durrës, janë nxjerrë detaje të reja nga gazetari i Report TV Arsen Rusta. I ftuar në emisionin "Repolitix", Rusta tha se dy vëllezërit ishin ulur para në makinë dhe se plumbat kanë ardhur nga ana e drejtuesit të makinës, i cili ka marrë dhe numrin më të madh të plumbave në trup , ndërsa vëllai tjetër ka marrë më pak plumba.