‘Deti na bashkon’, zhvillohet gara spektakolare Brindisi-Vlorë me veliera, Leli: Atraksion turistik

7 Korrik 2018, 20:45 | Përditesimi: 7 Korrik 2018, 20:45

Edicioni i 8 i “Regata del grante Salento”, ose ndryshe gara me veliera nga Brindisi në Vlorë ka ardhur me risi këtë vit. Ndryshe nga herët e tjera kur gara bëhej Brindisi-Vlorë-Brindisi këtë vit është zhvilluar edhe gara e gjirit të Vlorës, e iniciuar kjo nga Lidhja Italiane Detare Dega Brindisi, Bashkia Brindisi, Bashkia Vlorë dhe Konsullata Italiane në Vlorë.  17 anije me vela me 90 garues në bordet e tyre pjesëtarë të lidhjes italiane detare dega Brindisi kanë zhvilluar një garë interesante dhe të fortë në itinerarin Brindisi-Vlorë ku ka fituar veliera me emrin Aria.

Më pas 9 anije me vela kanë zhvilluar garën e gjirit të Vlorës Orikum –Vlorë- Orikum, teksa fituese u shpall e njëjta varkë. Këtë vit me plot risi garën e ndoqi nga afër është kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, cili e shikon këtë kompeticion si një mundësi për ta kthyer në një atraksion turistik, teksa rastësisht rezultoi të ishte edhe në velierën fituese.