Dezinfektim nga ajri në orët e para të mëngjesit, bashkia e Tiranës: Ndodh në çdo cep të Tiranës

27 Korrik 2020, 13:44

Bashkia e Tiranës edhe mbrëmë, ashtu si në ditët e kaluara, ka bërë dezinfektimin nga ajri të qytetit, për të garantuar higjenën dhe sigurinë për banorët e kryeqytetit në këto ditë të vështira. Ende pa gdhirë çdo rrugë e Tiranës dezinfektohet në çdo cep të saj. Siguria e qytetit dhe e qytetarëve mbetet fokusi primar i Bashkisë së Tiranës.Që nga zbulimi i rastit të parë me koronavirus, në Tiranë ka nisur dhe dezinfektimi i institucioneve dhe ambienteve publike, parqeve e rrugëve.