Dezinfektohen të gjithë ambientet publike në Tropojë, asnjë i dyshuar me koronavirus

12 Mars 2020, 09:12 | Përditesimi i fundit: 2020-03-12 09:14:21

Në rrethin e Tropojës nuk ka asnjë individ që dyshohet apo është i infektuar me koronovirus. Bashkia ka marrë masa parandaluese duke dezinfektuar ambientet e shërbimeve publike dhe duke shtuar numrin e punëtorëve e makinerive në pastrimin e shpejtë të mbeturinave. Në spitalin e qytetit është krijuar e kompletuar me mjete e personel në shërbim 24 orë.

  •