Dezinfektohet institucionet arsimore në Fier, tre grupe pune zbresin në terren

10 Mars 2020, 12:32

Të gjitha shkollat, çerdhet dhe kopshtet në qytetin e Fierit i janë nënshtruar dezinfektimit. Një gjë e tillë është bërë edhe më herët, rreth një jave më parë si masë parandaluese, megjithatë për shkaqe sigurie është dezinfektuar sërish, duke përfituar edhe nga fakti që janë të mbyllura për një periudhë dy javore. Për Report Tv, bashkia bën me dije se në terren kanë zbritur 3 grupe pune.