Dezinfektohet restoranti dhe shtëpia e pronarit të infektuar në Elbasan

7 Prill 2020, 12:50

Ditën e sotme është bërë dezinfektimi i restorantit, pronari i së cilit u konfirmua me COVID-19. Gjithashtu, dezinfektimit iu nënshtrua edhe banesa dhe zona përreth, si një masë mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e këtij virusi. Ky pronar dyshohet se është prekur në biznesin e tij, që ndodhet pranë gjykatës dhe prokurorisë së këtij qyteti, pasi deri të premten e ka mbajtur hapur restorantin në mënyrë të jashtëligjshme duke thyer urdhrin e qeverisë dhe dyshohet se është bërë shkaktar për infektimin edhe të 2 personave të tjerë me të cilit kishte pasur kontakte.