Dhe 8 pikë për titullin... por Partizanin në Europë e pret ferri

22 Prill 2019, 14:41

Partizani është zyrtarisht 8 pikë larg titullit kampion të shumëpritur prej dy dekadash e gjysëm. Mjaftojnë që të kuqtë të arrijnë kuotën e 69 pikëve dhe ata janë automatikisht kampionët e këtij viti. Ndeshjet nuk janë të lehta, përpara janë kundërshtarë si Laçi, Tirana, Kukësi, Flamurtari apo Luftëtari por me formën e këtij viti duke se kryeqytetasit nuk duan t'ia dijnë. Por me fitimin e Superligës Partizani fillon rrugëtimin e saj drejte Champions League.

E fillon nga 18 qershori me raundin e parë, por ajo çfarë dihet është se kundërshtari i Partizanit nuk do të jetë aspak i lehtë, madje i frikshëm. Kjo ndodh për shkak të koeificientit të ulët që ka jo vetëm Partizani por dhe kampionati shqiptar në Europë (8.500). Skënderbeu me arritjet e para disa viteve bëri mirë, por nga dënimi i tij skuadrat shqiptare e kanë kthyer Europën në shëtitje, kjo në bazë të rezultateve.

Kampionati shqiptar ndodhet në udhëkryq për sa i përket koeficientëve por me shumë gjasa nëse kryeqytetasit fitojnë titullin atëherë do të kenë përballë kampionen e vendeve si Rumania, Skocia, Qipro, Bullgaria, Polonia, Suedia, Norvegjia, Skocia, Bjellorusia etj. Kaq për raundin e parë. Ndërkohë Partizani ka dhe një shans tjetër nëse nuk kalon këtë tur, vijimin e rrugëtimit në eleminatoret për Europa League.