Dhënia e mësimit nga shtëpia, kategoria e mësuesve që u preken pagat

7 Prill 2020, 18:38

Në një kohë kur mësimi online vijon të zhzhvillohet në bashkërendim të punës, mësues-prind-nxënës, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 ajo që u bë me dije më herët kishte të bënte me prekjen e pagës së mësuesve. Lidhur me këtë lajm Nëndrejtoresha e shkollës, ’’Edith Durman’’, Nevila Voshtina, në një lidhje skype për Report Tv, në emisionin Repolitix tha se mësimi online ka patur rezultate të mira dhe se nga paga janë të prekur vetëm ata mësues që japin mësim larg vendbanimit të tyre.