Dherat bllokojnë rrugën izolohen 570 banorë të disa fshatrave në Fushë Krujë!

10 Janar 2021, 10:22

Rruga që lidh fshatrat Kroi i Madh, Bruz mal, Bruz Zalle, Rreze me pjesën tjetër të vendit është bllokuar dhe është e pakalueshme, për shkak të rrëshqitjes së madhe të dherave dhe gurësve si pasojë e reshjeve të shiut. 570 banorët e këtyre fshatrave janë të bllokuar dhe e  vetmja mundësi kalimi për këto banore është nëpërmjet Bovillës e cila është një rrugë alternativë por tepër e amortizuar.

Kjo gjendje vijon prej dy ditësh dhe nuk ka asnjë ndërhyrje nga bashkia.