Dhimbje për ikjen e një legjende/ Italia nderon Maradonën, ndalet në minutën e 10 Seria A

27 Nëntor 2020, 18:07

Seria A italiane do të nderojë kampionin argjentinas Diego Armando Maradona në një mënyrë të veçantë gjatë ndeshjeve të javës së 9 duke mbajtur një minutë heshtje në çdo stadium të serisë A në minutën e 10.

Gjatë kohë së nxehjes së skuadrave në ekranin e madh të stadiumit do të transmetohet video e famshme e Maradonës që jepte spektakël me topin përpara një ndeshje të kupave të Evropës kundër Bayernit të Mynihut me muzikën në sfond.

Të gjithë lojtarët e serisë A do të zbresin në fushë me një shirit të zi në krahun e majtë.

Përpara fishkëllimës së arbitrit të gjithë lojtarët do të mblidhen në rrethin e mesit të fushës dhe do të mbajnë një minutë heshtje.

Ndërkohë në ekranin e madh në stadium do të qëndrojë imazhi i Maradonës.

Ndërkohë në minutën e 10 të çdo ndeshje të serisë a të javës së 9 do të mbahet një minutë heshtje, e fundit në nder të kampionit argjentinas.

Sot u mbajt edhe funerali i Maradonës  në mënyrë private, ndërkohë që jashtë stadiumit qëndronin mijëra adhurues të kampionit ku për ti ndalur ishin rreshtuar 200 policë.

Një ditë më parë në stadiumin e Napolit mijëra tifozë të kësaj skuadre nderonin kampionin me këngën e tij të famshme

Komuna e Napolit vendosi që stadiumi i këtij qyteti të quhet Diego Armando Maradona.  Emrin e Maradonës di i vendoset edhe një sheshi e një statuje që do të ndërtohet së shpejti.