Dhimbje qafe, shpine apo mesi? Fizioterapisti tregon metodën që jep efekt të menjëhershëm, pa ilaçe dhe pa operacion

13 Shtator 2020, 18:58

TIRANË- Në ditët e sotme është e vështirë të gjendet dikush që nuk ankohet për dhimbje shpine, qafe, dhimbjet e mesit apo kockash në tërësi …orë të tëra ulur në karrige, në makinë, qëndrimi i gabuar, gjumi jo i rehatshëm janë ndër shkaktarët kryesorë që dëmtojnë shtyllën kurrizore, por dhe artikulacionet duke shkaktuar dhimbje që herë pas here bëhen të padurueshme. Për këtë ka një zgjidhje dhe nuk janë ilaçet e as ndërhyrjet kirurgjikale, por me anë të Kiropraktikës (Chiropractic).

Në Shqipëri janë të pakët Kiropraktikerët, numërohen me gishtat e dorës, të cilët arrijnë të rregullojnë boshtin kurrizor dhe nyjet me anë të teknikave dhe manipulimeve. Një ndër ta është fizioterapisti Elton Bushi, i cili na shpjegon me detaje në këtë intervistë se çfarë është kiropraktika dhe kujt i vjen në shërbim.Kiropraktika me anë të manipulimeve lëvizjeve dhe me shumë metoda të tjera hulumton boshtin kurrizor dhe sistemin skeletik nga patologjitë që mund të prekin strukturën e tij dhe funksionin normal, në mënyrë që të nxisë vetite vetëshëruese të trupit Ajo është plotësisht e sigurt, metodë pa dhimbje, e parrezikshme, por gjithmonë nëse aplikohet nga personat e kualifikuar. Me anë të saj mund të trajtojmë shumë patologji si :dhimbja e kokës dhe migrena, humbja e ekuilibrit ,dhimbjet e nofullës, kafazit të kraharorit, gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, spondiliartroza, hernie diskale, deviacionet e shtyllës kurrizore si (skoliozë, kifoza, lordozë etj) bllokimi i qafës, stresi dhe ankthi që vijnë si pasojë e pamundësisë fizike",tregon Fizioterapisti Elton Bushi.