Dhjetra hektar tokë dhe banesa ‘nën pushtetin e ujit’, rrugë të pakalueshme, situata në Shkodër ende problematike

15 Shkurt 2021, 12:26

Në Shkodër situata për shkak të përmbytjeve paraqitet ende problematike.

4700 ha toke, makina dhe banesa janë ende nën ujë. Ndër zonat me problematike është njësia administrative e Dajcit ku sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1800 Ha, ndërkohë rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar dhe ka prezencë uji rreth 140 cm, ndersa rrugët janë ende të pakalueshme. Në këtë zonë janë përmbytur edhe 9 shtëpi dhe edhe ka prezencë ujë në oborrin e 131 të tjerave.

Edhe në njësinë administrative Beredicë situata e përmbytjeve paraqitet kritike pasi nën ujë janë 800 tokë bujqësore. Reshjet e ditëve të fundit në këtë njësi kanë bërë të mundur rrethimin me ujë të 7 banesave.