TIRANE- Më shumë se 48 orë nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, vijojnë kërkimet për nxjerrjen e 2 personave në Durrës.
Kërkimet po vijojnë intensivisht në 2 pika të qytetit bregdetar, në Kënetë tek vila e shembur ku dyshohe të jetë 1 anëtar i familjes Lala dhe tek një pallat në zonën e njohur si '2 Gjelat', ku sipas informacioneve po kërkohet për një trupë të pa jetë.
Ndërkohë kërkimet në Thumanë janë ndërprerë kërkimet pasi nga komunikimi i deritanishëm me familjarët mendohet se nuk ka më pesona nën rrënoja.