Dhuna në familje në rënie në Tiranë, në Shqipëri fenomeni njeh rritje

19 Korrik 2019, 16:17

TIRANE - Rastet e dhunës në familje vijojnë të jenë një nga problemet më shqetësuese për shoqerinë shqiptare. Duke iu referuar shifrave zyrtare, vetëm në qarkun e Tiranës, për 6 mujorin e parë të këtij viti janë denoncuar 225 raste.

Sipas burimeve, viktima të dhunës kanë qenë kryesisht femrat, gratë e vajzat. e ndërsa thuajse në të gjitha rastet gjykata u caktuar viktimave të dhunës, urdhër mbrojtje.

Por, duke e krahasuar me vitet e mëparshme, fenomeni i dhunës në familje është në ulje. Vetëm vitin e shkuar, në Policinë e Tiranës janë denoncuar 570 raste të dhunës në familje, e ndërsa në vitin 2017 janë janë denoncuar 596 raste.

Ndërkohë, ndonëse rastet e dhunës në familje janë në ulje në qarkun e Tiranës, shifrat tregojnë se në të gjithë vendin, numri i denoncimeve është në rritje.

Në vitin 2018, ka pasur gjithsej 4.411 raste, ku janë lëshuar 3037 urdhër mbrojtje. Ndërsa në 2017-ën janë raportuar në të gjithë vendin 4.005 të dhunës në familje.

Numrin më të vogël të rasteve e ka pasur viti 2013, me 3.020 raste dhune të denoncuara.