Dhuna në Këlcyrë, Disiplina përjashton përjetë dy futbollistë. Nisin hetimet edhe për ndeshjet e tjera

6 Nëntor, 19:37

Komisioni I Disiplinës ka vepruar me dorë të hekurt për dhunën e ushtruar në sfidën Këlcyra-Maliqi, ku lojtari mik Arlind Xaka si pasojë e një goditje përfundoi fillimisht në spitalin rajonal e më pas në Gjirokastër e Tiranë. Për këtë arsye Disiplina ka përjashtuar përjetë nga futbolli lojtarin e Këlcyrës Aristidh Coli, ndërsa të njëjtin fat ka patur edhe shoku i skuadrës Saimir Kule, i cili ka edhe një akuzë më shumë, për sjellje të gabuar ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.

Ndërkohë pa masa të rrepta nuk ka kaluar as rrëmuja e shkaktuar në ndeshjen Besa-Apolonia për 19-vjeçarë. Të pestë lojtarët e ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri, janë pezulluar me pesë ndeshja nga komisioni i disiplinës, i cili e ka marrë këtë vendim në bazë të nenit 47/1 për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit.

Gjatë fundjavës është raportuar për një tjetër rast dhunë në ndeshjen Butrinti-Oriku, për të cilën komisioni i disiplinës thotë se ka hapur një hetim disiplinor.

Dënime ka patur edhe për dy klube të Superligës. Teuta është dënuar me gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, ndërsa për të njëjtin akuzë Vllaznia do të mbyllë sektorin A, B dhe VIP për 2(dy) ndeshje. Ndërkohë po me dy ndeshje pezullim është dënuar edhe trajneri i shkodranëve Mirsad Jonuz, për protesët ndaj vendimeve të arbitrit.

Vendimet e Disiplinës

1. KF Teuta për sjellje te gabuar te spektatoreve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 Leke.

2. KF Vllaznia per sjellje te gabuar te spektatoreve duke hedhur sende brenda rrethimit te fushës, ne baze te Nenit 65/3/c dhe Nenit 10/1/j të KDS urdhërohet te mbylle pjesërisht stadiumin “Loro Boriçi” Shkodër përkatësisht sektorin A, B dhe VIP për 2(dy) ndeshje.

3. Trajneri i KF Vllaznia Mirsad Jonuz për protestë me ndaj vendimeve të arbitrit, në baze te Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.

4. KF Shkumbini per sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/4/a te KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 Leke.Ne zbatim te Nenit 116/1 te KDS gjoba do te aplikohet ne masën 50%.

5. Çeljen e hetimit disiplinor per ndeshjen Erzeni -Korabi.

6. Zyrtari i KF Erzeni, Altin Keçi per sjellje te gabuar ndaj zyrtareve te ndeshjes ne bazë te Nenit 19/1 48/2/a dhe Nenit 91 te KDS i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes ose stolin e rezervave si dhe territorin përreth fushës se lojës deri ne marrjen e nje vendimi përfundimtar nga Komisioni Disiplines.

7. KF Lushnja per sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/4/a te KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 Leke. Ne zbatim te Nenit 116/1 te KDS gjoba do te aplikohet ne masën 50%.

8. Lojtari i FC Internacional Kipjon Peti per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

9. Lojtari i KF Ada Raid Ymeri per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

10. Ekipi i KF Kamza në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

11. Lojtari i KF Kelcyra Saimir Kule per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes dhe kundërshtarit ne baze te Nenit 48/1/b, 47/1/f dhe Nenit 31/1 te KDS dënohet me përjashtimin perjete nga cdo aktivitet futbollistik.

12. Lojtari i KF Kelcyra Aristidh Coli per sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/f te KDS dënohet me përjashtim perjete nga aktiviteti futbollistik.

13. KF Selenica per mosparaqitje ne ndeshjen kundër KF Albpetrol ne baze te Nenit 89/2/d te Rregullores se FSHF , Nenit 30/1 te KDS, humbet ndeshjen me rezultatin 3-0, si edhe i zbriten 3 pikë në klasifikimi prej pikëve te grumbulluara. KF Selenica ne baze te Nenit 12/1 te KDS paralajmërohet se ne rast te përsëritjes se shkeljes, ne baze te nenit 89/2/e te Rregullores se FSHF ekipi do përjashtohet nga aktiviteti dhe do zbresë nje kategori me poshtë.

14. Lojtari i KF Gramozi Gazment Spaho për provokim te publikut ne baze te Nenit 52/1 te KDS dënohet me 2(ndeshje) pezullim nga aktiviteti futbollistik.

15. Çeljen e hetimit disiplinor per ndeshjen Butrinti – Oriku.

16. Lojtari i FK Partizani U-19 Elvis Çela per sjellje josportive ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/d dënohet me 2(dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

17. Lojtari i Akademia AAS U-19 Sidrit Zylja per ofendim ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te nenit 48/1/a te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

18. Lojtari i KF Besa U -19 Flavio Meçja per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

19. Lojtari i KF Besa U-19 Alfonso Ligeja per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

20. Lojtari i KF Apollonia U-19Arber Hebeja per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

21. Lojtari i KF Apollonia U-19 Albi Gjolena per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

22. Lojtari i KF Apollonia U-19 Ersildjo Asllanaj per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

23. KF Shkodra U-17 në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te dështimit ne përmbushjen e pergjesive per zhvillimin lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

24. Lojtari i KF Besa U-17 Myler Harxholli për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohe me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

25. Lojtari i Football Republic Frenki Shahaj per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohe me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

26. Ekipi i FK Kukesi U-19 per dështim ne organizimin e ndeshjes kundër KF Spartaku ne baze te Nenit 30/1 te KDS dhe ekipi i Kukësi humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 dhe – 3 pike nga klasifikimi.Ne baze te Nenit 12 te KDS dhe Nenit 86/e ne rast se përsëritet ky veprim ekipi do te zbresë nje kategori me poshtë.

27. Ekipi i FK Kukesi U-17 per dështim ne organizimin e ndeshjes kundër KF Spartaku ne baze te Nenit 30/1 te KDS dhe ekipi i Kukesi humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 dhe – 3 pike nga klasifikimi.Ne baze te Nenit 12 te KDS dhe Nenit 86/e ne rast se perseritet ky veprim ekipi do te zbresë nje kategori me poshtë.

28. KF Bylis U-17 per mosparaqitje ne ndeshjen kundër Football Republic ne baze te Nenit 86/2/d te Rregullores se FSHF , Nenit 30/1 te KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0, si edhe i hiqen 3 pikë në klasifikim nga pikët e grumbulluara.Ekipi i KF Bylis U-17 ne baze te Nenit 12/1 te KDS paralajmërohet se ne rast te përsëritjes se shkeljes, ne baze te nenit 86/2/e te Rregullores se FSHF ekipi do përjashtohet nga aktiviteti dhe do zbresë nje kategori me poshtë.

29. Zyrtari i KF Tomori U-15 Perparim Kovaçi per sjellje josportive ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/2/a te KDS dënohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Kategori të tjera