Dhuna në protesta/ Spahiu: Kanë qenë korrekte dhe në masën e duhur të reagimit të të rinjve! Policia me skenar të qëllimshëm për ta prishur

15 Dhjetor 2020, 19:20

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu i ka cilësuar protestat e dhunshme në Tiranë korrekte dhe në masën e duhur të reagimit të të rinjve. Spahiu tha se ishte vetë i pranishëm në disa nga protestat, pamjet e tij kanë dalë dhe me foto në media, ndërsa shtoi se kjo nxitje e dhunës u bë me skenar dhe në mënyrë të qëllimshme nga policia, në mënyrë që protesta të mos ishte me paqësore e nisur nga të rinj që nuk kishin lidhje me politikën.