Dhuna në protestë/ Report Tv sjell pamjet, dy prokurorët mbledhin provat

16 Shkurt 2019, 17:36

Report Tv siguron pamjet e momentit kur ekspertët e kriminalistikës ndodhen në vendin e ngjarjes përpara Kryeministrisë duke mbledhur provat nga protesta e dhunshme e opozitës. Hetimet drejtohen nga dy prokurorët Enkild Gjini dhe Kreshnik Ajazi. Protestuesit i vendosën flakën disa herë hyrjes së Kryeministrisë, ndërsa shkatërruan edhe instalacionet.