Dhunë në Kuvend, pas miellit sende të forta drejt Ramës, opozita mban të bllokuar foltoren

12 Prill 2018, 11:39

Deputetët e PD dhe LSI kanë bllokuar foltoren e Kuvendit pas fjalimit të Lulzim Bashës, për të pezulluar punimet e seancës, deri në përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për fyerje ndaj shqiptarëve gjatë seancës së para dy jave.Ora 11:20 Deputetët e opozitës hedhin sende të forta në drejtim të Ramës
Pas qeseve me miell, deputetët e PD dhe LSI kanë hedhur sende të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të qeverisë. Ata hodhën shishe me ujë, stiolapsa dhe topa letre. Ruçi ndërpret sërish seancën.

    No videos found.