Dhunë te protesta para parlamentit, protestuesit sulmojnë me fishekzjarre e kaspolla policinë

2 Qershor 2019, 21:50 | Përditesimi i fundit: 2019-06-03 06:47:21

Luftë me ujë breshërisë së kapsollëve nga militantët, policia detyrohet të përdorë gazin lotsjellës. Militantët kanë hedhur në drejtim të policisë kapsollë dhe mjete të forta shpërthyese. Qindra fishekzjarrë të shpërthyese nga militantët që i drejtonin kapsollët dhe sendet shpërthyese direkt në drejtim të efektivëve. Policia hodhi fillimisht ujë me presion ndaj tyre nga autoboti, por nuk pati tërheqje nga ana e protestuesve. Kjo bëri që policia të detyrohet të hedhë gazin lotsjellës.