Dhunohet me grushte arbitri në Kategorinë e Parë, reagojnë Shkumbini dhe Dinamo

14 Dhjetor 2019, 22:26

Dhuna dhe futbolli shqiptar duket se janë një binom i pandashëm. Ky fenomen që po nxin sportit më popullor në Shqipëri është shfaqur sërish sot në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Shkumbinit dhe Dinamos.

Në përfundim të ndeshjes, disa tifozë kanë hyrë në fushën e lojës dhe kanë dhunuar me grushte arbitrin Sokol Bebja. Arsyeja ka qenë vendimet që ai ka marrë gjatë ndeshjes, e cila përgjatë gjithë 90 minutave ka qenë tepër e tensionuar dhe jo më kot janë akorduar tre kartona të kuq dhe tetë të verdhë.

Pas përfundimit të ndeshjes një qëndrim në faqen zyrtare e kanë mbajtur të dy klubet. Dinamo në ‘facebook’ shkruan: “Çdo ndeshje e Dinamos në transfertë po shoqerohet me presione që nuk kanë lidhje me fushën e lojës. Në fund të ndeshjes së sotme është dhunuar arbitri Sokol Bebja! Nuk është hera e parë që faktorë të jashtëm mundohen të ndikojnë në fatet e ndeshjes. Dinamo ka qënë, është dhe do të jetë gjithmonë Fair Play, brenda dhe jashtë fushe.”Ndërkohë klubi i Shkumbinit në ‘facebook’ akuzon arbitrin: “Përfundon komedia më e turpshme e parë në Peqin. Sokol Bebja turpi i gjykimit ka mbyllur takimin Shkumbini - Dinamo