'Dhunoi biznesmenin'/ Sali Berisha fshin videon për të 'fortin' e Shijakut

5 Shkurt 2019, 13:30

Sali Berisha publikoi të hënën një video në të cilën denonconte dhunën e një personi, të cilësuar prej tij si ‘i forti i Shijakut”. Në mesazhin e publikuar na Berisha theksohej se shtetasi Ndriçim Arapi, nga Shijaku, ka dhunuar një shtatas tjetër, biznesmen, dhe ndaj këtij të fundit ka vendosur disa herë gjoba.

“Miq, ne narkoshtetin e Kakistokracise ligjin e bejne bandat. Shikoni videon se si te fortit ne Shijak, rrahin biznesmenin ne qender te qytetit. I forti e ka gjobitur pese here ate por narkopolicia ka ndare parate e gjobave me te dhe gjithnje e ka lene te lire. Kjo eshte klima e biznesit ne Narkoshtetin e Kakistokracise! Sb”- shkruante Berisha. Por çuditërisht, postimi i një dite më parë nga Berisha është hequr prej tij nga faqja on line e profilit të tij në Facebook.  https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/285743938753115/?__tn__=K-R Shkak për këtë është bërë fakti se personi i denoncuar një ditë më parë nga Berisha, ka pasur lidhje të forta me PD-në. Dhe sapo Berisha e ka mësuar këtë gjë, e ka hequr videon.(TemA)