Dhunonte dhe përndiqte sistematikisht ish-gruan, arrest shtëpie për ish-futbollistin e kombëtares

27 Mars 2020, 15:06

TIRANË- Ish- futbollisti i kombëtares, Klodian Duro është lënë në masën e sigurisë 'Arrest në shtëpi', pasi ka dhunuar dhe përndjekur sistematikisht ish- bashkëshorten e tij.

Masa është caktuar dy ditë më parë. Ish- bashkëshortja  tij ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por kjo gjë nuk e ka ndalur Duron ta dhunojë fizikisht, psikologjikisht dhe ta përndiqte sistematikisht. Klodian Duro është një nga emrat më të spikatur në futbollin shqiptar, për kontributin e tij të dhënë në fushën e blertë, por edhe si trajner në disa skuadra kryesore të Superligës. Sot  ndaj tij rëndojnë tre akuza për vepra penale, “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.