Dhunonte qentë që mbante në banesë, në hetim 51-vjeçarja në Tiranë! Kafshët merren në kujdesin e një shoqate

2 Nëntor 2023, 13:45

Kamerat e sigurisë filmuan një grua teksa rrihet pa mëshirë qentë e saj në ashensor, një rast të cilin e denoncoi edhe Report Tv. Policia ka vënë në  hetim 51-vjeçaren, ndërsa i janë marrë edhe kafshët që i mbante në banesë.