Di Maio: BE të hapë negociatat me Shqipërinë brenda vitit! Rama: Na njihni patentat

5 Mars 2021, 20:14 | Përditesimi i fundit: 2021-03-05 20:47:32

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, dhe Guvernatorin e Puljas, Michele Emiljano, i kërkoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali.

Duke qenë se këtu janë të gjithë gazetarët dhe kam qenë i bombarduar për javë të tëra dhe ambasadori do më fal për këtë që do të them tani, dua të bëj një ndërhyrje ose shkelje të protokollit. Dua t’i them Luigit që të kujdeset pak për patentat e Shqiptarëve në Itali që kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane që shqiptarët  udhëtojnë dhe ti japin makinës pa probleme", tha Rama.  

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio, tha se Italia po bën gjithccka që Bashkimi Evropian të hapë negociatat me Shqipërinë brenda vitit.

"Evropa duhet të tregohet në lartësinë e aspiratave të shqiptarëve", tha ai.